Adem Grabovci ka reaguar pas vdekjes së nipit të tij, trupi i të cilit u gjendi vdekur në një parking në lagjen Emshir në Prishtinë, shkruan Gazeta Enigma.
Grabovci e ka përshkruar si ngjarje tejet të rëndë vdekjen e nipit të tij Nazmi Grabovci.
Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën”, ka shkruar Grabovci.
Ai tutje ka thënë se as burgjet, me të gjitha hekat, as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk e rrëzoi më fortë, sesa vdekja e Nazmiut.
Grabovci tutje ka shkruar se nuk e kishte vetëm shenjë të vëllaut, por e kishte bashkëluftëtar, shokë e gjithçka në jetë.
Postimi i tij i plotë: