Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka shkruar për Ditën Botërore të shtypit të lirë.
Ademi ka thënë se kjo ditë na rikujton se sa e rëndësishme është liria e shtypit dhe pavarësia e medias nga ndikimet e jashtme.
Ai ka thënë se Kosova njihet si vend me traditë demokratike dhe liridashëse duke pasur gjithmonë gazetarë të guximshëm e profesionistë.
Agim Ademi ka uruar të gjithë gazetarët e veçanërisht gazetarët sportivë.