Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë një paketë ndihmë ushtarake masive, e fundit e kësaj administrate për Ukrainën.
Ndihma do njoftohet në kuadër të vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin, në Gjermani të enjten, gjatë së cilës do të takohet me rreth 50 vende partnere që kanë ndihmuar për mbrojtjen e Ukrainës, që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë tre vite më parë, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes për agjencinë e lajmeve Associated Press.
Zyrtarët nuk dhanë hollësi mbi vlerën e saktë të ndihmës, por thanë se paketa pritet të jetë “e konsiderueshme” edhe pse nuk do të përfshijë të gjithë shumën financiare prej rreth 4 miliardë dollarësh, që ka mbetur nga fondi që ka autorizuar Kongresi për Ukrainën.