Adnan Merovci publikon një fotografi të rrallë të nënës së Rugovës

Adnan Merovci publikon një fotografi të rrallë të nënës së Rugovës

Një fotografi e rrallë e nënës së Ibrahim Rugovës është publikuar sot në rrjetet sociale, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo fotografi u publikua nga bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, në profilin e tij në Facebook.

Në imazhin që shihni është nëna e Ibrahim Rugovës, realizuar më 24 maj të vitit 1992, në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë.

Siç thotë Merovci, fotoja s’është publikuar më parë dhe tregon si nëna e presidentit të ndjerë votoi nga shtëpia në atë kohë.

“Fotografi e pa publikuar deri më tani: 24 maj 1992 dita e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Kosovë! Komisioni për votim shkon në banesën e Dijetarit RUGOVA në Lakrishtë, Prishtinë për t’ia mundësuar votimin e nënës së tij znj. Sofë RUGOVA! Në foto, nga e majta: Fanë RUGOVA, Sofë RUGOVA dhe Jakup SHALA”, shkruan Merovci. /Gazeta Enigma/

May be an image of 3 people

Related Articles