Adnan Syla nga fusha e gastronomisë drejt ulëses në Asamblenë Komunale

Adnan Syla nga fusha e gastronomisë drejt ulëses në Asamblenë Komunale

Adnan Syla me përvojë shumëvjeçare në fushën e gastronomisë, kandidon me numrin 8 nga radhët e Listës Guxo për Asamblenë Komunale në Gjilan, shkruan Gazeta Enigma.

Teksa njoftoi për kandidimin e tij, Syla tha se besimi i qytetarëve gjilanas, është forca e tij.

“Të dashur miq, shokë e familjarë, me përulësi dhe ndjenjë përgjegjësie, ju njoftoj se kam vendosur të kandidoj për Asamblenë Komunale në Gjilan nga rradhët e Partisë GUXO! Besimi juaj është forca ime”.

“Së bashku për një Gjilan më të drejtë, më të zhvilluar dhe më afër qytetarit”, shtoi ai.

Syla në Gjilan njihet tashmë një afarist shumë i suksesshëm dhe ka disa punëtorë.

Lista Guxo e cila garon për herë të parë në zgjedhjet lokale në Gjilan në listën e vet ka gjithsej 18 kandidat, ku Syla mbanë numrin 8.

Kujtojmë se Kosovën e ndajnë pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, të cilat janë caktuar për 12 tetor. Me 206 kandidatë në tërësi për kryetar komunash, premtimet e ofertat veç se kanë shkuar duke u rritur gjatë fushatës elektorale, që përfundon më 12 tetor, në 06:59 – një minutë para se të hapen kutitë e votimit.

Related Articles