Adriana Matoshi: Dejona Mihali është atdhetare, punon kundër hajnave

Adriana Matoshi: Dejona Mihali është atdhetare, punon kundër hajnave

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar duke i dalë në mbrojtje koordinatores së komiteteve të këtij subjekti politik, Dejona Mihalit.

Reagimi i Matoshit vjen pasi më herët, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka pyetur Dejona Mihalin se kush është dhe çfarë roli ka në Kosovë.

“Dejona Mihali a po i tregon shqiptarëve kush je ti dhe çka bën në Kosovë?!”, thuhet në postimin e Ramës.

Matoshi ka përdorur një gjuhë të ashpërsuar duke iu referuar partive politike që ishin më herët në pushtet.

Postimi i plotë:

A i keni nij najher tu anku se Dejona ka vjedh, ka marr tender, ose ka fal naj terminal?

Jo pra, prandaj shpifin dhe e sulmojne me sene te poshtra, se qasi jane vet.

Dejona eshte punetore dhe atdhetare qe punon kunder hajnave qe e kane zhbi kete shtet per 20 vjet.

Plasni, se kuleten e mban vec Albini, s’ka mi shti durt aty mo. 

Related Articles