Ardiana Matoshi një muaj më parë njoftoi rreth rikthimit të sëmundjes së para nëntë vitesh.
Ajo u sëmurë përsëri me tumorin në tru.
Pas një operacioni të suksesshëm ajo po mundohet të merr veten.
Një muaj pas ajo u rikthye në Kuvend dhe duket në gjendje të mirë shëndetësore.
Por, aktorja dhe deputetja kosovare ka treguar edhe një herë që është simbol i fitores.
Një foto e publikuar nga deputetja Jeta Statovci tregon Adrianën e buzëqeshur dhe në formë, tre javë pas fillimit të një beteje të vështirë. / Gazeta Enigma.