Adriana Matoshi me krenari i tregon gazetarëve që vajza e saj ka fituar çmimin prestigjoz “YOUNG ACTORS AWARD 2026” në Gjermani

Adriana Matoshi me krenari i tregon gazetarëve që vajza e saj ka fituar çmimin prestigjoz “YOUNG ACTORS AWARD 2026” në Gjermani

Deputetja e VV-së, Adriana Matoshi para fillimit të seancës së sotshme me krenari e ka drejtuar telefonin kah gazetarët për të treguar suksesin e vajzës së saj, Pinea Matoshi.
Ajo ka triumfuar në edicionin e 75-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Mannheim-Heidelberg në Gjermani, duke fituar çmimin prestigjioz “Young Actors Award 2026”, transmeton lajmi.net.

Pinea Matoshi, e cila interpreton rolin kryesor në filmin “Dua”, me regji të regjisores së njohur kosovare Blerta Basholli, është shpallur fituese e çmimit “Young Actors Award 2026”, duke u vlerësuar nga juria ndërkombëtare për interpretimin e saj të jashtëzakonshëm.

Ky sukses merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se bëhet fjalë për debutimin e Pineas në botën e aktrimit filmik. Në paraqitjen e saj të parë në ekranin e madh, ajo arriti të lërë përshtypje të fuqishme dhe të vlerësohet në mesin e talenteve të reja ndërkombëtare.

Related Articles