Për t’i dhënë mbështetje edhe më shumë Interit në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Milanit prezent në stadium do të jetë edhe legjenda e “Neurazzurëve”, Adriano.
Ish-sulmuesi brazilian është rikthyer në stadiumin ku para shumë vjetësh mbronte ngjyrat e Interit.
Faqja zyrtare e Interit ka publikuar fotografi ku shihet Adriano në fushën e stadiumit “San Siro”.
Në një fotografi ai u pa i emocionuar, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e tij për stadiumin dhe Interin janë ende të gjalla.
Adriano, tash 40-vjeçar, ishte pjesë e “zikaltërve” prej vitit 2001 kur u transferua nga Flamengo.