Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se u ka ofruar autoriteteve indiane çdo gjë që mund të bëjnë pas përplasjes së tmerrshme të avionit.
“Askush nuk kishte idenë se çfarë ndodhi. Duket sikur fluturonte mirë”.
Presidenti Trump tha gjithashtu se beson që kjo ishte “një nga përplasjet më të këqija në historinë e aviacionit”.
Trump po fliste në një aktivitet në Sallën Lindore të Shtëpisë së Bardhë për të ndaluar Kaliforninë nga zbatimi i mandatit të shtetit për automjete elektrike, shkruan BBC,
Më shumë se 200 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit “Air India”, ka thënë për Reuters, Kanan Desai, një oficer i lartë i policisë.
Aeroplani, me 242 persona, u rrëzua në lagjet rezidenciale të një kolegji mjekësh në Ahmedabad, ku jetonin rreth 200 të tjerë
Ky aeroplan po udhëtonte drejt Londrës, por u përplas pas ngritjes.