Aeroporti i Kopenhagës mbyllet për shkak të dronëve

Aeroporti i Kopenhagës mbyllet për shkak të dronëve

Të gjitha fluturimet për në dhe nga aeroporti më i madh i Danimarkës, janë pezulluar pas shfaqjes së dronëve, tha policia.

Sipas autoriteteve, dy deri në tre dronë të mëdhenj janë parë duke fluturuar në zonën përreth Aeroportit të Kopenhagës.

Ngritjet dhe uljet në aeroport janë pezulluar që nga ora 20:30 sipas orës lokale.

“[Aeroporti] është aktualisht i mbyllur për ngritje dhe ulje, pasi 2-3 dronë të mëdhenj janë parë duke fluturuar në zonë. Horizonti kohor është aktualisht i panjohur”, tha policia në një deklaratë në X.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, një zëdhënës i aeroportit të Kopenhagës konfirmoi se hapësira ajrore mbi aeroport është mbyllur për shkak të dronëve të paidentifikuar.

“Policia po heton çështjen dhe aktualisht duhet të caktojmë një afat kohor për rihapjen”, tha zëdhënësi.

Related Articles