Para pak çastesh u raportua për një bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, njofton Gazeta Enigma.
Për këtë arsye u bllokua qarkullimi për disa minuta në aeroport.
Në vendin e ngjarjes menjëherë janë shfaqur njësia e deminimit.
Ndërkaq Policia e Kosovës, njoftoi se tani aeroporti është në qarkullim, përmes një postimi në Facebook.
Ku njoftuan se nuk ka asnjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara.