Afati kalimtar i basketbollit, prej 20 deri më 30 dhjetor

Afati kalimtar i basketbollit, prej 20 deri më 30 dhjetor

Afati kalimtar dimëror në basketbollin kosovar do të hapet më 20 dhjetor. Bord i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur dje ka vendosur që ky afat kalimtar të zgjasë 10 ditë, deri më 30 dhjetor.

Më tej në njoftim thuhet se “Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës” ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe ka vendosur që afati kalimtar dimëror për basketbollistët/et vendorë/e, të hapet prej 20 dhe të gjasë deri më 30 Dhjetor 2021.

Bordi poashtu ka miratuar kërkesën e përfaqësuesit të Kosovës, Alban Veseli, për regjistrim të parë në këtë edicion garues. Regjistrimi do të jetë i vlefshëm nga data 15 Nëntor 2021, ndërsa e ka miratuar Raportin Financiar për periudhën 1 Janar dei 1 Tetor 2021.5 etj.

Më tej në njoftim thuhet se Bordi ka miratuar Raportin e Punës për Qendrën Nacionale të Basketbollit, projekt ky i sapofilluar nga FBK, dhe i rëndësisë së veçantë, ndërsa ka miratuar propozimin e Kryetarit të FBK-së, z. Arben Fetahu, për emërimin e znj. Shemsije Stublla – ish basketbolliste e Universitetit të të 80-ve, në pozitën e anëtares së Bordit të FBK-së, ndërsa Vlora Braha zyrtare për Integritet në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Esenciale n mbledhjen e sotme ka qenë fakti që është miratuar kërkesa e Ligës UNIKE në lidhje me pagesat e dënimeve. FBK do të jetë garantuese e dënimeve të klubeve të FBK-së që garojnë në këtë ligë duke ua zbatuar ato në FBK.10, ndërsa në fund është miratuar propozimi për fillimin e bashkëpunimit të FBK-së me Junior NBA në Kosovë, ythuhet në njoftimin e FBK-së, duke u potencuar fakti se vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles