Afati për targa, KFOR-i: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse rrezikohet siguria

Afati për targa, KFOR-i: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse rrezikohet siguria

Kanë mbetur edhe katër ditë kur përfundon afati për konvertimin e targave Në RKS.

Kryeministri i vendit Albin Kurti, është i prerë që 31 tetori është data e fundit kur serbët që jetojnë në Kosovë do të kenë mundësi ti konvertojnë targat e veturave të tyre.

Derisa Kurti po thotë se ka mbetur edhe pak kohë për këtë çështje, KFOR në terren po kryen stërvitje për t’u përballur me çfarëdo situate.

Ata po thonë se janë të gatshëm në ndërhyjnë nëse rrezikohet

“Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Front Online.

Sipas tyre, në përgjithësi situata është stabile dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim në qëndrimin e forcave të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

“Në këtë periudhë, gjithashtu, Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO është duke zhvilluar një stërvitje rutinë për një nga njësitë e saj rezervë. Kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave në terren”, thuhet në përgjigje.

KFOR thotë se njësitë janë duke kryer aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e tyre të lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, sipas mandatit të KFOR-it në OKB.

“Në përfundim të stërvitjes, kontingjenti ushtarak do të largohet nga Kosova”, thuhet më tutje në përgjigjen e KFOR-it.

KFOR shton se tani është kyçe që të shmangën “veprimet dhe iniciativat e njëanshme që mund të çojnë në përshkallëzim ose dhunë të panevojshme”.

Related Articles