Afërdita Kqiku ka nevojë për ndihmë

Afërdita Kqiku ka nevojë për ndihmë

Aferdita Kqiku po përballet me një gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore pas një hemorragjie masive cerebrale të shkaktuar nga një aneurizëm në tru.

Operacioni i parë – u krye me vendosjen e një drenazhi në tru (EVD) për të ulur presionin dhe për të larguar gjakun e grumbulluar.

Operacioni i dytë – mjekët kryen një ndërhyrje delikate endovaskulare, duke vendosur spirale prej platini (coiling) brenda aneurizmës për ta mbyllur atë dhe për të parandaluar gjakderdhje të re.

Afërdita sot ndodhet në Kujdes Intensiv, ku çdo ditë e qëndrimit kushton rreth 1500€.

Grafitë e fundit tregojnë se ende ka shumë gjak të mbetur në zonat e thella të trurit (“fosa”), që rrezikon të bllokojë qarkullimin e lëngut të trurit.

Pas stabilizimit, mjekët planifikojnë vendosjen e një shunti ventrikulo-peritoneal (pompe nga truri në bark) për të rregulluar qarkullimin e lëngut cerebrospinal dhe për të parandaluar rikthimin e presionit të lartë në tru.

Në linkun më poshtë mund t’i ndihmoni përmes Gofundme:

https://www.gofundme.com/f/ndihme-urgjente-per-aferdita-kqiku-kujdes-operacione?fbclid=IwY2xjawMLwU9leHRuA2FlbQIxMABicmlkETFYeVpOWktRcmVUWUpVazZSAR7ze7kc54133NcDw4Ei8Ty6THjxJIcJb7TmBhn1vKjhylW3T3yAz9qPjOHIxA_aem_W3jiEoSoTAkTlIpZqM6J9Q

Related Articles