Afganistani goditet nga tërmeti i tretë brenda një jave

Afganistani goditet nga tërmeti i tretë brenda një jave

Një tërmet i ri ka goditur Afganistanin perëndimor – disa ditë pasi dy lëkundje të mëdha në rajon vranë më shumë se 1000 njerëz.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së thotë se tërmeti me magnitudë 6.3 ndodhi në afërsi të qytetit të Heratit.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Më shumë se 90% e atyre që vdiqën në tërmetet e mëparshme ishin gra dhe fëmijë, tha agjencia e OKB-së për fëmijë Unicef, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në raportin e saj, Shërbimi Gjeologjik amerikantha se epiqendra e tërmetit të fundit ishte 30 km në veri-perëndim të Heratit, qyteti i tretë më i madh i Afganistanit afër kufirit iranian.

Afganistani goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

Related Articles