Afrim Tovërlani nëse do të jetë apo jo, trajner i FC Ballkanit? Përgjigjet vetë ai. Pasi Ballkani shkarkoi Bledi Shkëmbin, mediat vendore raportuan se klubi nga Suhareka është në negociata me Afrim Tovërlanin.
Por trajneri nga Prishtina ka demantuar këto raportime.
“Nuk kam biseduar me asnjë zyrtar të Ballkanit. Jo vetëm me Ballkanin, por me asnjë ekip tjetër deri tash nuk kam pasur negociata. Jam i hapur për bashkëpunim vetëm për diçka serioze, përndryshe jo” deklaroi Tovërlani për Indeksonline.
Gjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar disa skuadra në Kosovë, së fundi ishte i angazhuar te Feronikeli.