Agim Ademi ka treguar për fillimet e tij si president i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ai ka thënë se për dallim nga fillimi kur e mori drejtimin e FFK-së, tani kjo Federatë ka një vlerë shumë të madhe.
“Vlera e Federatës së Kosovës besoj që është shumë e madhe, nuk besoj që mundet me përcaktu dikush edhe pse janë normal edhe rregullat, por sot për sot Federata e ka 21 milionë e gjysmë si buxhet dhe pasurinë e patundshme e ka 38 milionë e 500 euro, derisa para 6 viteve unë e kom marrë Federatën me 0 pronë”, tha ai në emisionin “Hambari” në Kanal 10.
Për më shumë ndiqni videon: