Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është ndaluar për 48 orë në Polici.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.
I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale.”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë
Kjo ndalesë e kryetarit të FFK-së vjen vetëm pak ditë para ndeshjeve të fazës së para-kualifikimit në EURO 2024, ku Kosova luan ndaj Izraelit dhe Andorrës.