Kryetari i FFK-së, Agim Ademi sot nga afër ndoqi turneun për nder të Ditës Olimpike, i cili u zhvillua në stadiumin e “KF Rilindja” në Prishtinë.
Në këtë turne ishin pjesëmarrës ekipi i Veteranëve të Futbollit, krahas ekipeve të KOK-ut, MKRS-së, Komunës së Prishtinës, Policisë e Kosovës, Forcës së Sigurisë dhe Gazetarëve Sportivë.
“Sot ndoqa nga afër turneun për nder të Ditës Olimpike, i cili u zhvillua në stadiumin e “KF Rilindja” në kryeqytet. Pjesë e këtij turneu ishte edhe ekipi i Veteranëve të Futbollit, krahas ekipeve të KOK-ut, MKRS-së, Komunës së Prishtinës, Policisë e Kosovës, Forcës së Sigurisë dhe Gazetarëve Sportivë”