Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qëndruar sot për vizitë në veri të vendit, përkatësisht në Komunën e Leposaviqit. Ai është pritur nga kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi.
Me këtë rast ata kanë diskutuar për rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës sportive në këtë komunë, e cila është në gjendje të mjerë.
“Sot prita në Komunën tonë kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me ç’rast vizituam disa prej tereneve sportive në Leposaviq që aktualisht pak i ngjajnë atyre tereneve.
Me FFK-në sot po ashtu nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit pikërisht për të ndryshuar gjendjen e keqe të këtyre terreneve sportive dhe për t’i transformuar ato në mënyrë që rinia e kësaj komune të ketë hapësira të mjaftueshme rekreativo-sportive dhe që stadiumi i futbollit të jetë i gatshëm për ndeshje”, ka shkruar Hetemi në Facebook.
Për këtë vizitë ka shkruar edhe kreu i FFK-së.