Pas lirimit nga detyra të Nazan Kërveshit, drejtoreshës për Punë dhe Mirëqenie Sociale, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka emëruar drejtoreshën e re në këtë post.
E emëruara e re nga kryetari Bahtiri është Fitore Mehmeti Behrami, raporton Mitropol. Ajo pritet ta ushtrojë rolin e drejtoreshës deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në fund të këtij viti.
Mediet kanë raportuar se arsyeja e shkarkimit të ish-drejtoreshës në këtë dikaster ishte neglizhenca në kryerjen e projektit nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale.