Konkursi për drejtorë të disa shkollave në Mitrovicë solli mospajtime mes kryetarit të komunës Agim Bahtiri dhe Drejtorit të Arsimit, Ismet Ferizi.
Ky i fundit thotë se shefi i tij nuk u pajtua me emrat e përzgjedhur për këto pozita nga komisioni. I pakënaqur me procesin këtij ia përmendi edhe shkarkimin.
Ferizi i tha Klan Kosovës përmes telefonit se i është kërkuar që të hënën të dalë në punë, por se është duke e shqyrtuar një gjë të tillë.
Bahtiri, i kontaktuar nga televizioni për këtë çështje, e mbylli telefonin kur e mori vesh pyetjen dhe nuk u lajmërua më.
Një ndërhyrje të tillë të mundshme në kësi procesi shoqëria civile në këtë qytet e sheh me shqetësim.
Ndërkohë, opozita pretendon se kjo po ndodh me një qëllim pak muaj para zgjedhjeve lokale.