Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka folur në lidhje me atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke e quajtur çudi shpëtimin e tij.
Musliu u shpreh se nuk e di se çfarë e shpëtoi ish-presidentin, por sipas tij, plumbi me të cilin u gjuajt Trumpi është shumë i shpejt dhe shkatërrues.
“Me gjithë eksperiencën që e kam, kjo është çudi me të vëetetë, sepse ai plumb që është shkrepur prej asaj pushke, është aq i shpejtë, aq shkatërrues që është e tmerrshme dhe të kaloj vetëm me një grith në vesh”, tha ai në “Rubikon” në Klan Kosova.
“Është me të vërtetë çudi, çudi prej Zotit, po edhe çudirat ndodhin, por po them që është shumë i shpejtë, shumë shkatërrues është municion ushtarak i cili përdoret në luftë”, u shpreh ai.
Musliu foli edhe për snajperistin, duke thënë se në momentin që ai e ka dëgjuar shkrepjen, ka reaguar menjëherë dhe kjo sipas tij është shkëmbim i zjarrit mes dy pozicioneve.
“Në momentin kur snajperisti e ka dëgjuar apo e ka parë shkrepjen, ka reaguar menjëherë, do të thotë kjo është shkëmbim i zjarrit mes dy pozicioneve”.
“Për mendimin tim në momentin kur detektohet në këto rrethana një i armatosur i paautorizuar, në afërsi të personit të ruajtur, nëse instinkti i thotë dhe trajnimi që e ka kaluar ky snajperit që të gjuaj dhe aty nuk ka konfirmim apo leje, çdo rrezik eliminohet”, u shpreh tutje ai.