Agim Veliu reagon pasi Abdixhiku nuk e futi në listën për deputet

Agim Veliu reagon pasi Abdixhiku nuk e futi në listën për deputet

Agim Veliu ka reaguar pasi nuk u përfshi në listën për deputet nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,

Veliu tha se “edhe pse nuk kam humbur asnjë garë në jetën time politike, sot po shoh një padrejtësi të pashembullt brenda vetë partisë sime”.

“Përjashtimi im nga lista e kandidatëve nuk është vendim politik. Është manovër e ulët, e mbështjellë me frikë dhe kalkulime të vogla të individëve që e kanë harruar kush e ka mbajtur Lidhjen Demokratike të Kosovës fituese për vite me radhë”, shkroi Veliu.

“Unë nuk jam bërë barrë për askënd, por duket se dikush është trembur nga fuqia ime elektorale dhe integriteti që e kam dëshmuar me punë e me votë, e jo me pazaret e zyrave të mbyllura! Ky vendim nuk më nëpërkëmb mua por fyen drejtpërdrejt votuesin që gjithmonë më ka mbështetur”, u shpreh tutje ish ministri e deputeti.

“Le ta dinë të gjithë: nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të lejoj që intrigat e disa zyrtarëve të frikësuar e pa integritet ta zhbëjnë punën time shumëvjeçare.  Transparenca dhe drejtësia do të kërkohen deri në fund. Ky është vetëm fillimi..”, deklaroi në fund Veliu.

LEXO EDHE:

Kjo është lista e plotë e kandidatëve për deputetë nga LDK

Related Articles