“Agimi me shokë bënë historinë duke thyer kufirin shqiptaro-shqiptar”

“Agimi me shokë bënë historinë duke thyer kufirin shqiptaro-shqiptar”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në 23 vjetorin e rënies së tij.

“Sot, 23 vjet pas flijimit për Atdhe, kujtojmë një nga komandantët më të shquar të UÇK-së, Agim Ramadanin”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje ai ka shtuar se “sikur shumë mërgimtarë, “Katana” kishte lënë sigurinë dhe luksin e Evropës për t’iu përgjigjur kushtrimit në Kosovë. Me përkushtim e guxim të madh, Agimi me shokë bën historinë duke thyer kufirin shqiptaro-shqiptar”.

Sipas Krasniqit Kosova është e pavarur falë Agim Ramadanit, burrave dhe grave të UÇK-së.

“Kosova sot është e lirë, e pavarur dhe me perspektivë evropiane, vetëm falë kontributit të Agimit, burrave dhe grave të UÇK-së, dëshmorëve e martirëve, të cilët me sakrificën e tyre vunë themelet e shtetit tonë. Lavdi e përjetshme!”, thuhet në njoftimin e tij. /Gazeta Enigma/

Related Articles