Agjencia palestineze për refugjatët, UNRWA, ka deklaruar se ka furnizime ushqimore të mjaftueshme për të ushqyer të gjithë popullsinë e Gazës për tre muaj.
Në një konferencë për shtyp, drejtoresha e komunikimit, Juliette Touma, theksoi se shpërndarja e ndihmës është “absolutisht kritike”.
Kjo deklaratë vjen ndërsa uria është shpallur për herë të parë në qytetin e Gazës nga një organ i sigurisë ushqimore i mbështetur nga OKB-ja. Touma dhe UNRWA kanë bërë thirrje që të lejohet hyrja e ndihmës humanitare gjatë gjithë konfliktit.
Sipas planit të armëpushimit të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, deri në 600 kamionë me ndihma humanitare duhet të hyjnë në Gaza çdo ditë, raporon Reuters.
Një nga hapat e këtij plani përfshin edhe rehabilitimin e infrastrukturës, spitaleve, furrave të bukës dhe shpërndarjen e pajisjeve për pastrimin e rrënojave, në bashkëpunim me OKB-në, Gjysmëhënën e Kuqe dhe organizata ndërkombëtare.