Agjencia e Punësimit i bën thirrje të rinjve të aplikojnë për trajnim në fushën e teknologjisë informative

Agjencia e Punësimit i bën thirrje të rinjve të aplikojnë për trajnim në fushën e teknologjisë informative

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, ka bërë thirrje për punëkërkuesit nga mosha 18 deri në 24 vjeç për skemën e kuponëve në fushën e teknologjisë informative.

Sipas APRK-së, qëllimi i kësaj skeme është të ofrojë mundësi trajnimi për të rinjtë që dëshirojnë të avancojnë aftësitë në këtë sektor.

“Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) me qëllim të ngritjes së shkathtësive dhe përgatitjen e të papunëve dhe punëkërkuesve për tregun e punës, shpallë këtë thirrje të rëndësishme për të gjithë të rinjtë, gratë dhe grupet e cenueshme nga mosha 18-24, të cilët janë të interesuar për të zhvilluar karrierën e tyre në fushën e teknologjisë informative”, thuhet në njoftim.

“Kjo skemë është financuar nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes APRK-së, që synon të ofrojë mundësi trajnimi dhe zhvillimi për të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të avancojnë aftësitë e tyre në sektorin e teknologjisë informative dhe rrisin mundësitë e punësimit të tyre”.

“Skema e kuponëve do t’i ofrohet të papunëve dhe punëkërkuesve që janë të regjistruar zyrat e punësimit në tri regjionet: 1) Prishtinë, 2) Mitrovicë dhe 3) Ferizaj”, njofton APRK.

Related Articles