AGK dënon sulmin fizik të Damkës ndaj një gazetari në Kuvend

AGK dënon sulmin fizik të Damkës ndaj një gazetari në Kuvend

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas pengimit në detyrë të gazetarit të Kallxo.com nga deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, gjatë seancës së sotme konstituive në Kuvendin e Kosovës.

“Sipas raportimeve, gazetari Xhema, gjatë përpjekjes për të marrë një deklaratë nga deputeti Damka lidhur me disa biseda që janë publikuar në media, është përballur me një veprim të papranueshëm fizik, ku deputeti i ka kapur telefonin nga dora, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në punën e tij dhe duke e cenuar atë në punën e tij.

AGK rikujton se çdo ndërhyrje fizike apo verbale ndaj gazetarëve në vendin e tyre të punës është sulm ndaj lirisë së shprehjes, rrjedhimisht ndaj demokracisë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Më tej, institucioni ka kërkuar trajtim serioz të incidentit dhe marrje të masave si garancë për sigurinë e gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre, pa presion dhe pa frikësim.

Related Articles