AGK dhe organizata të Shoqërisë Civile në mbështetje të gjashtë redaktorëve të RTK: Të anulohet vendimi!

AGK dhe organizata të Shoqërisë Civile në mbështetje të gjashtë redaktorëve të RTK: Të anulohet vendimi!

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka njoftuar se ata së bashku me një numër të madh të organizatave të shoqërisë civile, kanë dalë në mbështetje të gjashtë redaktorëve të Radio Televizionit të Kosovës, pasi që të njëjtë janë larguar nga drejtimi i emisioneve informative.

Nga AGK konsiderojnë që ky vendim përbën ndërhyrjen e radhës në pavarësinë e transmetuesit publik, dhe është bërë pak kohë pasi këta redaktorë kanë sfiduar me pyetje në emisionet e tyre përkatëse njerëz të pushtetit.Postimi:

Organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, qëndrojnë në solidaritet të plotë me gjashtë redaktorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) pas njoftimit se janë larguar nga moderimi i magazinave informative që kanë drejtuar.

Sipas njoftimit të gazetarëve Blerta Foniqi-Kabashi, Meneta Zekaj-Nushi, Jehona Zhitia, Arton Mulliqi, Edona Musa-Mustafa dhe Valon Bajrami ata “janë larguar në mënyrë arbitrare dhe antiligjore”.

Ne konsiderojmë që ky vendim përbën ndërhyrjen e radhës në pavarësinë e transmetuesit publik, dhe është bërë pak kohë pasi këta redaktorë kanë sfiduar me pyetje në emisionet e tyre përkatëse njerëz të pushtetit, dhe pasi kanë ngritur zërin e tyre për vonesat tre javore të pagave.

RTK është ballafaquar me ndërhyrje të vazhdueshme politike ndër vite, dhe në vitet e fundit edhe me shkurtim të buxhetit dhe ndërhyrje politike nëpërmjet emërimeve në menaxhment.

Ne kërkojmë nga menaxhmenti i RTK-së që të anulojë vendimin për largimin e redaktorëve nga ekrani televiziv, dhe çdo ndryshim në të ardhmen të bëhet në dialog me redaktorë dhe duke respektuar kontratat e punës.

Transmetuesi publik ka rol të rëndësishëm për informim të publikut dhe gazetarët, redaktorët dhe pjesa tjetër e stafit të RTK-së duhet të lejohen të punojnë pa presion politik dhe financiar.

Organizatat e shoqërisë civile çmojnë guximin e redaktorëve për të sfiduar publikisht vendimet arbitrare dhe cenzuruese, dhe u ofrojnë përkrahje në ndjekjen e rrugëve ligjore për të anuluar vendimin që i largon ata nga ekrani televiziv.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës

Flutura Kusari

OJQ Pishtarët

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

Rrjeti i Grave të Kosovës

Lëvizja FOL

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Instituti i Kosovës për Drejtësi

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë

Community Building Mitrovica

CEL Kosova

Democracy Plus (D+)

Kosova – Women 4 Women

Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED)

YMCA Movement

ÇOHU/Preportr

Instituti Sekhmet

Instituti Demokratik i Kosovës

Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS

Related Articles