Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se kuvendi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit do të mbahet më 19 korrik 2021.
Përmes një njoftimi për medie, AGK iu bën thirrje të gjithë kandidatëve për kryetar të bordit, që kandidaturat e tyre t’i dërgojnë në emailin zyrtar të AGK-së.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon si dhe mirëpret kandidimin e çdo gazetari/gazetareje që ka vullnet, vizion dhe përkushtim për të punuar dhe kontribuar në të mirë të organizatës dhe komunitetit të gazetarëve.”, thuhet tutje në njoftim.
Njoftimi i plotë:
AGK, ju njofton se kuvendi për zgjedhjen e Kryetarit të Bordit dhe Anëtarëve të Bordit të AGK-së, do të mbahet më 19 korrik 2021.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ju bënë thirrje të gjithë kandidatëve për kryetar të bordit që kandidaturat e tyre t’i dërgojnë në e-mailin zyrtar të AGK-së: [email protected], më së voni deri më 17 korrik.
Konsiderojmë se dërgimi i emrave nga kandidatët për pozitën e kryetarit/kryetares së bordit do të ndikonte në një proces zgjedhor më të shpejtë, më transparent dhe më demokratik.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon si dhe mirëpret kandidimin e çdo gazetari/gazetareje që ka vullnet, vizion dhe përkushtim për të punuar dhe kontribuar në të mirë të organizatës dhe komunitetit të gazetarëve.
AGK u bën thirrje të gjithë redaktorëve, gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve për të marrë pjesë në kuvendin zgjedhor, ku dhe do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Për vendin dhe orën e mbajtjes së zgjedhjeve do të njoftoheni në kohë.
Me respekt, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës