AGK: Sami Kurteshi pengon fizikisht gazetarët 

AGK: Sami Kurteshi pengon fizikisht gazetarët 

Asociacioni Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur e tronditur me, siç thotë, “sjelljen agresive” dhe ka dënuar ashpër “cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi”.

Reagimi i plotë nga AGK:

Sami Kurteshi pengon fizikisht gazetarët

AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve.

Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë.

Related Articles