Agravon përplasja me ofendime mes Julit dhe Eglës në BBVA

Agravon përplasja me ofendime mes Julit dhe Eglës në BBVA

Egla Ceno dhe Julian Deda kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania 3.

Dyshja, të cilët nuk janë pajtuar shpesh me mendimet që kanë ndarë, edhe këtë herë kanë kaluar në ofendime gjatë një përplasjeje në oborr.

Egla e quajti atë si artistin më të dobët që ka qenë ndonjëherë pjesë e këtij formati.

“Je artisti më i ulët që ka kaluar nëpër këtë shtëpi”, iu drejtua ajo.

E njëjta më pas i tha që të ketë kujdes me hundën, gjë e cila u kuptua ndryshe nga aktori.

“Nuk pi drogë unë zemra, s’kam pirë asnjëherë”, theksoi mes tjerash artisti shkodran.

Juli më pas kërkoi llogari nga Egla për mënyrën se si u shpreh dhe se çfarë donte të thonte me këtë.

Kjo nuk është hera e parë që ata kalojnë në ofendime, ndonëse jashtë kanë qenë miq të mirë.

Related Articles