Aguero parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

Aguero parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

Liverpool dhe Real Madrid do të luajnë në finalen e madhe të Champions League.

Finalja e Ligës së Kampionëve luhet sot në Paris me fillim nga ora 21:00.

Për finalen e madhe ka folur edhe ish lojtari i Manchester Cityt dhe Barcelonës, ku ka dhënë edhe parashikimin e tij për fituesin.

“Unë mendoj se Real Madridi ka më shumë përvojë në përgjithësi si klub, por Liverpooli është paraqitur mirë në Ligën e Kampionëve për vitet e fundit”.

“Do të jetë afër, por unë mendoj se Madridi do të jetë më i sigurt, pasi ka luajtur finalet më parë dhe ka kthyer lojëra të vështira në të kaluarën. Ky është avantazhi që mund të tregoj”.

“Historia dhe përvoja e anojnë peshoren. Madridi e dëshmoi këtë, duke fituar ndeshjet e tyre në shtëpi me Bernabeun që është një faktor kyç. Por, finalja është në terren neutral, kështu që mund të jetë më e ekuilibruar”.

Related Articles