Ahmed Januzi fiton për herë të dytë çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Ahmed Januzi fiton për herë të dytë çmimin “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Futbollisti i Dukagjinit, Ahmed Januzi e ka fituar çmimin individual “Ylli i Javës” në xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Sulmuesi me përvojë pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së tij kundër Llapit, me rezultat 2:1.

Ai shënoi të dy golat për arkëtimin e tri pikëve të mëdha në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Golin e parë e realizoi në minutën e 10-të, derisa të dytin në minutën e 72-të.

Për Ahmed Jonuzin kjo është hera e dytë që e merr këtë çmim, pasi ishte shpallur më i miri i javës edhe në xhiron e 7-të, në tetor të vitit të kaluar.

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” për futbollistin më të dalluar të xhiros.

Related Articles