Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një deklaratë për media e ka quajtur “definicion të budallakisë” çështjen e mbajtjes së seancave konstitutive në Kuvend të Kosovës, me skenar të përsëritur të njëjtë, raporton Gazeta “Enigma”.
“Definicion i budallakisë është me provu të njëjtin sen dhe me shpresu që ka rezultat tjetër. Kur s’i ndërron asnjë element, pse po pret rezultat tjetër?”, deklaroi ai në “DTP te Fidani”.
Tutje Ahmeti ka shtuar se nuk mendon që asnjëri prej tyre (politikanëve) nuk e di se në çfarë situate globale gjendemi tash dhe se “ndoshta është mirë që s’kemi pasur qeveri se s’i ka rënë askujt në mend për neve”. /Gazeta Enigma/