Analisti politik, Arben Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit, Albin Kurti i cili tha se mund të ketë luftë në Kosovë.
Ahmeti ka ironizuar me Kurtin, duke shkruar se edhe nëse shkojmë në luftë, qytetarët nuk do të “kenë fatin që të udhëheqen nga Kurti”.
“Atë do ta udhëheqë Komandantja Supreme, Vjosa Osmani. Besoj që forumet e lëvizjes do ta diskutojnë këtë sabotazh konstitucional kundër Albinit”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.