Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se nëse IKShPK thotë se është në rrezik jeta e njeriut, nuk duhet të diskutohet mbajtja e zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
Anash krejt argumentet që vlejnë (Hipokrizia e VV, etj),
IKSHP (institucioni shtetëror për të vlerësuar rrezikun e shëndetit publik) thotë se është rrezik të mbahen zgjedhjet, pse ka diskutim politik për këtë çështje.
Në qoftë se ka vdekje (qoftë edhe një) kush e mban përgjegjësinë?
Në qoftë se IKSHP nuk dëgjohet atëherë pse po i dëgjojmë rekomandimet e tyre tjera? Në rregull është që qytetarët me bo debate për profesionalizmin e IKSHP, por Presidentja nuk e ka atë luks.
edhe njëherë, opozita ka të drejtë që shpërfaq hipokrizinë e VV për zgjedhjet, por kjo nuk është diskutim politik por shëndetësor. Edhe krejt me qenë kundër, Presidentja ka detyrë të mbrojë jetën e secilit qytetar.
P.S: para se me shkru në komente, nga aspekti vetjak indicidual, nuk jam fare për shtyerje por edhe ai është argument joshëndetësor.