Shpend Ahmeti, ish-kryetari i Prishtinës ka thënë se duke u bazuar në deklaratat e deputetëve nga radhët e LVV-së, me gjasë do të ndodhë një përçarje dhe kjo si rrjedhojë e përbërjes së LVV-së dhe konfliktit që mund të sjellin çështjet sikurse ajo e Kodit Civil.
Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se të pasurit të majtë, fetarë, aktivist në një ombrellë, është e pashmangshme të mos pasurit përçarje e këtu, Ahmeti i referohet Lëvizjes Vetëvendosje.
I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Ahmeti ka thënë se videoja e djeshme e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje përmes së cilës kritikonte opozitarët e dikurshëm, është një lëvizje tipike.
“Ose je me neve ose kundër neve, është tipike për organiata të tilla qe ka mbërri LVV në këtë aspekt. Me gjithë këto probleme brenda, unë gjithë kam thënë se edhe i majtë, edhe fetarë, nacionalist edhe aktivist në një ombrellë, patjetër që do të ketë çarje ngase ti do të votosh në bindjet e tua siç është çështja e kodit civil”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas tij, “po vie era zgjedhje” dhe duke u bazuar në deklaratat e deputetëve nga radhët e LVV-së, Ahmeti ka thënë se me gjasë do të ndodhë një përçarje.
Ai ka thënë se nuk ka gjasa për të gjetur një çmim që mbulon kostot për dimër dhe masën e duhur për shpenzim të energjisë, situatë nga e cila sipas tij, nuk mund të dal fitues askush.
“Nuk mund të dalësh me qeveri mire kur nuk je mirë me furnizim. LVV në këtë rast do të kishte dëshirë të bënte një vit pauzë. Albini është politikan i tillë, ka vendosur që tërë jetën do të merret me politikë, nuk e ka problem të presë në qoftë se e sheh që kjo situatë është e pamenaxhueshme”, ka thënë Ahmeti gjersa ka theksuar se e tillë është situata duke u bazuar në ngritjen e inflacionit dhe situatën ekonomike në vend.