Ahmeti: Propaganda dashakeqe u çmontua sot në Hagë

Ahmeti: Propaganda dashakeqe u çmontua sot në Hagë

Ish-ndihmësi i sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmoi sot në Gjykatën e Hagës, si dëshmitar i parë i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Për këtë ka reaguar kryetari i BDI-së dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti tha se e vërteta del në sipërfaqe dhe të gjitha shpifjet dhe propaganda dashakeqe “u çmontuan” sot në Hagë.

“James, të falemnderit ty, falemnderit Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe botës demokratike që e perkrahu kushtrimin e popullit shqiptar për liri, demokraci dhe pavarësi”, tha Ahmeti.

“Lufta jonë për pragun e shtëpise ishte e drejtë, e duhur dhe e domosdoshme, prandaj dhe u përkrah nga Washingtoni, Brukseli, Londra, Parisi,Roma, Berlini dhe e gjithë bota liridashëse”, theksoi ai.

Related Articles