Ish-kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u është rikthyer studiove televizive.
Ai ka komentuar zhvillimet e fundit në veri, duke përmendur edhe kritikat ndaj sekretarit Blinken.
Sipas tij, koordinimi është i nevojshëm, pasi nuk kemi kapacitete për të reaguar vetë, në rast të ndonjë krize më të madhe.
“Asnjë helikopter s’e ka shteti i Kosovës. As edhe një. Në rast të ndonjë krize, sikur ajo me bartjen e atij serbit, Kosova nuk mund të reagojë”, tha ai në Pressing.