Ahmeti uron Hamzën: PDK parti shtetformuese, trashëguese e UÇK-së

Ahmeti uron Hamzën: PDK parti shtetformuese, trashëguese e UÇK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, e ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ahmeti tha se PDK-ja është parti shtetformuese dhe trashëguese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Uroj z.Bedri Hamza për zgjedhjen e tij Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në Konventën e sotme partiake duke i dëshiruar shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në punën e tij për të mirën e Kosovës dhe të rajonit”, tha Ahmeti.

“Gjithashtu, falemnderoj z.Memli Krasniqi, Kryetarin e deritanishëm, për bashkëpunimin e shkëlqyer midis nesh dhe për guximin e marrjes së përgjegjësisë për drejtimin e PDK-së në kohëra shumë të vështira”.

Related Articles