Aida Dërguti: Lajm i mirë qenka rritja e pagës së kryeministrit

Aida Dërguti: Lajm i mirë qenka rritja e pagës së kryeministrit

Ish-zyrtarja dhe deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, sërish ka ironizuar me kryeministrin Kurti pas raportimeve për Ligjin e Pagave, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Tutje ajo ka thënë se në kuadër të Ligjit të ri për paga parashihet rritje e pagës edhe për shefin e qeverisë nga 1500 euro në 2280.

Dërguti e ka quajtur ‘lajm të mirë’ rritjen e pagës për kryeministrin Kurti.

“Lajm i mirë qenka rritja e pagës së kryeministrit. Partia në pushtet e ka patur premtim se pagat më të larta në institucione publike, nuk guxojnë të tejkalojnë trefishin e pagës mesatare. Kjo nënkupton që me automatizëm paga mesatare do të jetë 760 €. Hurime popull hurime”, ka shkruar ajo./Gazeta Enigma/

Related Articles