Opinionistja Aida Dërguti ka komentuar Qeverinë e tranzicionit e cila ka theksuar se letra e Abdixhikut është komplet kalkulim elektoral, raporton Gazeta “Enigma”.
“Është komplet kalkulim elektoral, e para është letra e deputetit Kurti apo kryetarit të VV, zotërit Kurti, i cili i shkroi kryetarit të LDK-së në mënyrë të pasinqertë, duke i ofruar koalicion për të mundësuar çdo opsion për qeveri të Opozitës”, tha ajo në “Rubikon”.
Tutje ajo ka shtuar se “pjesa e parë e përgjigjes së Abdixhikut është politike, ku i rëndit arsyet pse jo me VV, dhe pjesa e dytë është kundërpërgjigje në po të njëjtin nivel, po qeveri, po futemi të gjithë”. /Gazeta Enigma/