AIK-u e ka eliminuar Shkëndijën e Tetovës nga Liga e Konferencës. Skuadra suedeze ka triumfuar pas gjuajtjes së penalltive me rezultatin 3:2. Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen 1:1. Me te njëjtin rezultat ishte mbyllur ndeshja edhe në Suedi.
Për Shkëndijën shënoi Ferhan Hasani nga penalltia në minutën e 22-të, kurse AIK-u barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 56-të me golin e Yasin Ayari. Bilal Hussein, Nicolas Marcelo Stefanelli dhe Axel Bjornstrom u treguan të saktë tek AIK-u. Dështuan Sebastian Larsson dhe Erik Ring.
Te Shkëndiaj dështuan Bruno Dita që gjuajti jashtë, Ljupche Dorievit ia ndal gjuajtjen portieri i AIK-ut, kurse i fundit goditi jashtë Ferhan Hasani Vetë, Vllatko Stojanovski dhe Klisman Cake shënuan te Shkëndija nga pika e bardhë.