Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i ka quajtur protestuesit antiqeveritarë “shkaktarë problemesh” që po përpiqen “të kënaqin presidentin e SHBA-së”.
Irani gjithashtu i dërgoi një letër Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke fajësuar SHBA-në për shndërrimin e protestave në atë që e quajti “akte të dhunshme subversive dhe vandalizëm të përhapur” në Iran. Ndërkohë, Trump tha se Irani ishte “në telashe të mëdha”.
Protestat, në ditën e tyre të 13-të, shpërthyen për shkak të ekonomisë dhe janë shndërruar në më të mëdhatë në vite – duke çuar në thirrje për t’i dhënë fund Republikës Islamike dhe disa që kërkojnë rivendosjen e monarkisë, shkruan BBC, s.
Të paktën 48 protestues dhe 14 personel sigurie janë vrarë, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.
“Ne do t’i godasim shumë fort aty ku dhemb”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten, duke shtuar se administrata e tij po e vëzhgonte me kujdes situatën në Iran dhe se çdo përfshirje e SHBA-së nuk do të thotë “ushtarakë në terren”.
“Më duket se populli po merr kontrollin e disa qyteteve që askush nuk i mendonte se ishin vërtet të mundshme vetëm pak javë më parë”, tha ai.
Këto komente i bëjnë jehonë atyre që presidenti amerikan bëri për qeverinë iraniane të enjten, ku ai u zotua t’i “godiste shumë fort” nëse “fillonin të vrisnin njerëz”.
Khamnei mbeti sfidues në një fjalim televiziv të premten.
“Le ta dinë të gjithë se Republika Islamike erdhi në pushtet nëpërmjet gjakut të disa qindra mijëra njerëzve të ndershëm dhe nuk do të tërhiqet përballë atyre që e mohojnë këtë”, tha 86-vjeçari.
