Ajaxi bëhet me trajner të ri pas largimit të Erik Ten Hag

Ajaxi bëhet me trajner të ri pas largimit të Erik Ten Hag

Alfred Schreuder do të jetë trajner i skuadrës së Ajaxit prej sezonit të ardhshëm. Kampioni i Holandës, të enjten e ka zyrtarizuar marrëveshjen me Schreuderin, i cili do të largohet nga Club Brugge për ta marrë drejtimin e Ajaxit.

49-vjeçari me Ajaxin do të firmosë kontratë dyvjeçare dhe në këtë post do ta zëvendësojë Erik ten Hagun, i cili do ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit me të përfunduar sezoni aktual.

Në fakt, Schreuer ka punuar më përpara tek Ajaxi, ku ishte ndihmëstrajner në edicionin 2018/19. Ai si ndihmës ka punuar edhe te Vitesse, Twente, Hoffenheimi e Barcelona.

Në janar të këtij viti, Schreuder e mori drejtimin e ekipit nga Belgjika, Brugge.

Related Articles