Shumica e qyteteve në Kosovë sot kanë ajër me cilësi të pranueshme. Ajër me cilësi të mirë, ka treguar matësi mobil dhe matësi i vendosur në fshatin Dardhishtë, Han të Elezit, Palaj.
Ajër me cilësi të mirë ka treguar matësi mobil, i cili sot është vendosur në afërsi të Zonës Industriale në Prishtinë. Ajër të pranueshëm kanë këto vende: Drenas, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq, Pejë, Prishtinë e Prizren. Matësi i vendosur në Brezovicë sot nuk ka të dhëna rreth cilësisë së ajrit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.
Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore. Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.
Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Interneës Kosova.