Ajeti: Grupe brenda Bundestagut po e përkrahin fuqishëm Kosovën për anëtarësim në KE

Ajeti: Grupe brenda Bundestagut po e përkrahin fuqishëm Kosovën për anëtarësim në KE

Ambasadori i Kosovës, në Gjermani, së fundmi ka reaguar rreth aplikimit të anëtarësimit të Kosovës, në KE, ku tha se ky aplikim po përkrahet nga grupet brenda parlamentit të Gjermanisë, raporton GazetaEnigma.

Ajeti ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook, ku duket letra e deputetëve gjerman, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SDP-ja.

“Kërkesa e djeshme e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është duke u përkrahur nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman. Faleminderit për mbështetjen Frank Schëabe dhe Adis Ahmetovic nga SPD”, ka shkruar ambasadori Ajeti. / GazetaEnigma

Related Articles