Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku, këto kohë ka promovuar ajvarin e Kosovës në shtetin ku shërben si diplomat.
Ai është takuar me zyrtarin e Arabisë Saudite, Abdulhakim Alhashim, të cilit i ka prezantuar ajvarin e Krushës raporton Gazeta ‘Enigma’.
“Duke promovuar ajvarin e Krushës me z. Abdulhakim Alhashim, në mënyrë që të shërbehet deri te tavolinat e Arabisë”, ka shkruar Mjeku./Gazeta Enigma/
Promoting #Kosovo #Krusha ajvar with Mr. Abdulhakim Alhashim in order to make it way to the Saudi tables. pic.twitter.com/u7618hVoVb— Lulzim Mjeku (@LulzimMjeku) February 2, 2022